Profesorit nga Klina i mbyllet dera pa paralajmrim

Te nderuar miq,

Dje ishte fillimi i vitit shkollor 2019/2020, une si profesor ne shkollen e mesem te larte “ Luigj Gurakuqi” ne Kline, mora lajmin qe pas 14 viteve jam i papune, nje gje e tille u be nga drejtori i shkolles tone Xhafer Bashota, pasi qe e pyeta se pse nuk figuroj ne orare!

Nje informim ne pika te shkurta per te gjithe ata qe me njohin vetem si emer, une Ardian (Nezir) Rexhepi kam perfunduar studimet beçelor ne Universitetin e Prishtines, Fakulteti i Shkencave Matematiko – Natyrore, Departamenti i Kimise, me pas ne te njejtin fakultet kam perfunduar shkallen e masterit (Msc), tani jam ne perfundim te doktorates (PhD), ne te njejtin fakultet, program kimi.
Gjate studimeve ka qene dy here bursiste universitar i perzgjedhur nga Fakultetit i Shkencave te Natyres ne Prishtine.
Qe ne moshen 21 vjeçare kam filluar punen ne gjimnazi “Lugj Gurakuqi” ne Kline, gjegjesisht qe nga data 01/09/2006.
Gjate kesaj periudhe jam vlersuar nga DKA ne Kline me mirenjohje per kontributin e dhene ne fushen e arsimit. Jam trajner i GIZ-it qe nga 2012/2013, ku ne fushen e shkencave te natyres ( kimi, biologji, fizike dhe gjeografi), kam dhene nje kontribut te madhe si ne komunen tim por edhe ne komunat tjera si: Istog, Peje, Malisheve, Prishtine ne cilesine e trajnerit te fushes.
Po ashtu jam i thirrur si ekspert ne rishikimin kurrikulare ne fushen e shkencave te natyres, gjate kesaj kohe kam ndjekur trajnime dhe kam 5 thirrje si trajner nga GIZ-i dhe MASHt-i.
Kontributi im si profesor ne arsimin para universitar nuk ka qene i vetmi, une qe nga viti 2010/2011 kam ushtruar detyren ne nivel univeristart te Asistentit te Angazhuar ne Universitetin e Prishtines, ne Fakultetin e Mjekesise, ndersa nga viti 2014/2015 kam ushtruar te njejten pozite ne Fakultetin e Bujqesise dhe Veterinarise ne Universitetin e Prishtines!
Pse i angazhuar e jo i rregullt, se ne viti akademik 2010/2011, me eshte shitur pozita ne UP.
Siq ju thashe, nga dje une mbese pa ore qellimishte nga drejtori Xhafer Bashota, detyre qe ai ushtrone qe afro 20 vite.
Miq te dashur, te gjithe ate qe me njohin e dine qe jam njeri qe mbroje parimet, ligjet dhe çdo udhezim, e mbi te gjithe anen njerezor, ndoshta per dikend qe rrine 20 vite drejtor kjo eshte penges.
Une do vazhdoj te jem une, po ai profesor qe komunes time i ofrova 14 vite te rinise time, e qe per mua jane dhe ishin vite plote pengesa, por edhe te mira!
Une do jem i perkushtuar qe te jap per brezat e rinje, nuk do ndalem asnjehere, perkunder ketyre pengesave nga njerezite e shpellave qe shtetin e zhvasin çdo dite!
Une Klines nuk i mora asgje, perkunder ju ktheva si nje doktorrant i ri, dhe pa asnje hezitim e dhashe ane time profesionale!
Klina me rriti, dhe me beri ky qe jam!
Rinia duhet te ece para, e me te edhe ne, duke u mbajtur per te rinjet.

I juaji,
PhD© Ardian (Nezir ) Rexhepi