Ushtari rus vërejti dronin mbi kokë, por s’ia doli të ikte – dalin pamjet

Ky ushtar rus e vërejti dronin e ushtrisë ukrainase që po i qëndronte mbi kokë, por nuk ia doli të largohej me kohë, ndërsa predha i ra mbi trup.

Në pamjet e publikuara nga “Inside_the_AFU” shihet ushtari që qëndronte në një gropë në formë të llogores, e droni nga lartësia ia lëshoi predhën.


Nuk dihet se ku ka ndodhur një sulm i tillë, por Ukraina po vazhdon me kundërofensivë ndaj caqeve ruse.

Presidenti Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se gjatë kësaj javë do të zhvillojë diskutime të shtuara me vendet aleate, me qëllim që të marrë përkrahje me armatim.