Sot finalja e Europa League, Sevilla përballë Romës, klubi spanjoll dhe Mourinho nuk kanë humbur asnjë finale evropiane

Sot zhvillohet finalja e Europa League për sezonin 2022/2023.

Në ‘’Puskas Arena Stadium’’ të Budapestit, do të përballet Sevilla me skuadrën e Romës, më fillim nga ora 21:00,

Sevilla gjatë rrugëtimit deri në finale eliminoi skuadrat si PSV, Fenerbahche, Manchester United dhe Sevilla.

Në anën tjetër Roma ka eliminuar Salzburgun, Real Sociedadin, Feynordin dhe Bayer Leverkusenin.

Kjo finale do të jetë e veçantë pasi dikush do të humbas trofeun e parë në garat evropiane.

Skuadra e Sevillas ka luajtur plotë 7 finale të Europa League dhe të gjitha i ka fituar, kurse trajneri i Romës, Jose Mourinho gjatë karrierës së tij ka fituar 5 trofe të garave ndërkombëtare duke, duke mos humbur asnjë finale.

Tekniku portugez ka fituar dy trofe të Champions League, një me Porton dhe një me Interin, një herë e ka fituar Uefa Cup me Porton, një herë Europa League me Manchester United dhe vitin e kaluar e ka fituar Europa Conference League me skuadrën e Romës./