Kjo është tabela në Superligën e Kosovës pas ndeshjeve të xhiros së 21-të

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së 21-të në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll.

Ditën e sotme janë zhvilluar dy ndeshje mjaft interesante, shkruan IndeksOnline.

Kampioni në fuqi, Ballkani ka mposhtur në udhëtim skuadrën e Trepçës ’89 me rezultat minimal 1-0.

Me të njëjtin rezultat, Llapi fitoi si mysafire e Dukagjinit.

Pas ndeshjeve të sotme, skuadra e Ballkanit rikthen lidershipin në Superligën e Kosovës me 47 pikë, e ndjekur nga Drita me 44 pikë.

Gjilani renditet në vendin e tretë me 32 pikë, ndërsa skuadra e Llapit është ngritur në vendin e katërt me 29 pikë.

Në tre pozitat e fundit renditen Malisheva me 21 pikë, Drenica 20 pikë, kurse Ferizaji është në pozitën e fundit me 18 pikë./