Gjermania thotë se s’do t’i japë armë Ukrainës tash për tash

Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Christine Lambrecht, ka thënë se Berlini tash për tash e përjashton dërgimin e armëve në Ukrainë gjatë mosmarrëveshjes së këtij shteti me Rusinë. Deklarata e saj erdhi pak ditë pasi Britania filloi ta furnizojë Ukrainën me armë anti-tank.

Edhe një grup i senatorëve amerikanë i kanë premtuar armë Ukrainës, ku mund të përfshihen raketat, armët e vogla dhe barkat, për ta mbrojtur shtetin e madh evropian që ta mbrojë veten ng agresioni i mundshëm në kohën e grumbullimit masiv të trupave ruse afër kufirit.

Megjithatë, Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, e ka theksuar politikën e Berlinit për të mos dërguar armë vdekjeprurëse në zonat e konfliktit, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.

“Mund ta kuptoj dëshirën për ta përkrahur Ukrainën dhe kjo është saktësisht ajo që tashmë jemi duke bërë”, tha ministrja Lambrecht në një intervistë për të përjavshmen “Welt am Sonntag”.

“Ukraina do të marrë një spital të plotë fushor së bashku me trajnimet e nevojshme në shkurt, të gjitha të bashkëfinancuara nga Gjermania për 5.3 milionë euro”, tha ajo, duke theksuar se Gjermania me vjet i ka trajtuar trupat ukrainase të lënduara rëndë në spitalet e veta.

Sidoqoftë, ajo shtoi se Berlini nuk është i gatshëm që ta furnizojë Kievin me armë tash për tash. “Ne duhet të bëjmë gjithçka për shtensionim. Tash për tash, dërgimi i armëve nuk do të ishte i dobishëm në këtë aspekt, ka pajtueshmëri për këtë në qeverinë gjermane”, tha ministrja e Mbrojtjes.

SHARE