83 aksidente vetëm dje në Kosovë, 2 të vdekur

83 aksidente kanë ndodhur vetëm gjatë së dielës në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në statistikat ditore të saj.

Sipas PK-së, gjatë 24-orëve të fundit një aksident ka përfunduar me fatalitet, 32 me të lënduar dhe 50 të tjerë me dëme materiale.

Aksidenti me fatalitet ka ndodhur në rrugën Pejë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Zajm të Klinës. Në këtë aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë, ku për pasojë kanë humbur jetën dy persona.