Rihapet dosja e vrasjeve të Tropojës, motra e Fatmir Haklajt mbërrin në Prokurori

Motra e Fatmir Haklajt, Aishe Haklaj është paraqitur pranë ambiemteve të strukturës antikorropsion, SPAK, 1 orë më parë.

Burime për Ora News konfirmojnë se Haklaj ka qenë e shoqëruar me avokatin Idajet Beqiri, por në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ajo ka hyrë e vetme.

Nuk dihet shkaku ende shkaku zyrtar i thirrjes së saj pranë ambienteve të institucionit, por mësohet se motra e Haklajve ka pasur një flet thirrje në kuadër të një hetimi.

Dyshohet se ajo është marrë në pyetje pasi Muharrem Haklajt dhe Ajshe Haklaj, kanë çuar ish-kryeministrin Sali Berisha para SPAK me akuzën se bashkë me bandën e tij të armatosur ka shfarosur familjarët e tyre në Tropojë.