Gjilani e Dukagjini sot luajnë ndeshjet kthyese në Conference League

Dy skuadrat kosovare, SC Gjilanit dhe KF Dukagjini luajnë sot ndeshjet kthyese në kualifikimet e Conference League.

SC Gjilani ballafaqohet me Progres Niedercorn me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Luksemburg ka përfunduar me rezultatin e barabartë 2-2, me dy golat e realizuar nga Arbnor Ramadani për ekipin kosovar.

SC Gjilani kërkon të fitojë sonte dhe të kalojë raundin e parë kualifikues.

Kualifikimin e kërkon edhe skuadra e Dukagjinit nga Klina, ku përballet me FC Europa në udhëtim. Në Prishtinë, Dukagjini fitoi me rezultatin 2-1.

Lojtarët e Dallkut duan të ruajnë rezultatin pozitiv dhe të vazhdojnë tutje në Conference League.