PDK ende pa vendim për presidentin e ri

Partia Demokratike e Kosovës është duke i shqyrtuar dy skenarët e mundshëm, atë të mbajtjes së zgjedhjeve ta reja apo edhe të unitetit politik për zgjedhjen e një presidenti të ri.

Deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, në një konferencë për media tha se kur të vjen momenti kjo parti do të shprehë qëndrimin e saj.

“PDK e ka shprehur shqetësimin e saj për ngjarjet e fundit rreth vendimeve të Gjykatës Speciale. Dhe është deklaruar se nuk dëshiron në asnjë mënyrë të interferojë në procesin gjyqësor dhe ta dëmtojë procesin gjyqësor”

Normalisht që PDK është duke i diskutuar skenarët e mundshëm, dhe sigurisht që kur të vjen momenti do e shpreh qëndrimin e saj”, u shpreh ai.

Ndërkohë, ditë më parë kryeministri Avdullah Hoti kishte thënë se gjatë këtyre ditëve do të mbajë takim me subjektet politike, pas zhvillimeve të fundit nga Gjykata Speciale