Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Milan-Inter

Në stadiumin “Giuseppe Meazza” me fillim nga ora 21:00 sonte do të zhvillohet ballafaqimi vendimtar ndërmjet Interit dhe Milanit, në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare.

Inter (3-5-2): Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Martinez, Dzeko

Milan (4-2-3-1): Maingan; Hernandez, Tomori, Thiaw, Calabria; Krunic, Tonali, Diaz; Leao, Giroud, Messias