Fshati Berkovë po bëhet me asfalt e trotuare, njofton Zenun Elezaj

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj ka njoftuar përmes faqes zyrtare Facebook, se kanë nisur punimet për asfaltimin e rrugëve dhe rregullimin e trotuarit në fshatin Berkovë.

Ky është postimi i tij:

Bashkë me bashkëpunëtorë kam vizituar fshatin Berkovë, ku kemi filluar punimet për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugëve në gjatësi prej 1000 metra. Po ashtu, në kuadër të këtij projekti po bëhet edhe rregullimi i trotuarit në gjatësi prej 500 metrave, ku vlera totale është 94 mijë euro.
Këto janë projekte shumë të nevojshme për krijimin e kushteve më të mira infrastrukturore dhe që rrisin sigurinë në komunikacion, ndërsa ne kemi planifikuar që të realizojmë investime të njëjta edhe në shumë fshatra tjera.