Kryetari i OVL UÇK-së në Klinë reagon pas bastisjes së shtëpisë së Sylejman Selimit

OVL UÇK- dega në Klinë, në krye me Hajdin Balaj ka reaguar pas bastisjes së shtëpisë së ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimi.
Balaj ka thënë se edhe këto bastisje që po ndodhin sot, janë vetëm një spektakël i radhës nga ana e tyre.

Ndryshe, siç po raportohet në media, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) është duke kryer bastisje në Kosovë. Njëra prej tyre është në shtëpinë e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi.