Sot 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas!

Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, ditë e cila shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim për disa dekada.

Kjo ditë u dedikohet mbi të gjitha grave të thjeshta, të cilat në saj të vlerave të tyre ndryshuan historinë botërore; kjo ditë u kushtohet grave të cilat për shekuj luftuan për barazinë e gruas në shoqëri. Në Greqinë antike, Lysistrata ishte nismëtarja e grevës së seksit ndaj burrave me kusht që ata të ndalonin luftën; gjatë Revolucionit Francez, gratë parisiene kërkuan të drejtat e grave nën thirrjen për “liri, barazi dhe bashkim”.

Ideja për “Ditën Ndërkombëtare të Gruas’ u hodh fillimisht në fillim të shekullit të 19, e cila ishte një periudhë e tronditur nga trazirat dhe shtimi i popullsisë, për botën e industrializuar.