Xherdan Shaqiri shënoi gol të bukur ndaj New York Red Bulls

Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri ka vazhduar me formë të mirë dhe gola në Mayor League Soccer (MLS) me skuadrën e tij Chicago Fire.

Chicago Fire ka barazuar me rezultat 3-3 në udhëtim te New York Red Bullas në kuadër të javës së 12-të në MLS.

Ky barazim i klubit mysafir erdhi si meritë e yllit shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili shënoi golin e fundit.

Shaqiri shënoi një gol të bukur në minutën e 89-të për epërsinë 2-3, por në minutat shtesë ekipi i tij pranoi gol duke lëshuar fitoren nga duart.

Me këtë gol, djaloshi gjilanas shkon në kuotën e tri golave me Chicago Fire, teksa ka edhe pesë asistime.

Në anën tjetër, ekipi i tij gjendet në pozitën e fundit, atë të 14-tën me vetëm 11 pikë. /Telegrafi/

SHARE