Gjithçka çka dihet deri më tash për plagosjen e rëndë në Klinë

Klina.info minuta më parë raportoi nga vendi i ngjarjes për të shtëna me armë zjarri në një kafiteri në qendër të Klinës.

Sipas burimeve tona një person ka mbetur i plagosur rëndë.

I njëjti është dërguar në QKMF në Klinë, për tretman mjekësor më pas në Spitalin e Pejës.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimet fillestare.

Ende nuk ka të dyshuar.