Plagosja e rëndë në Klinë, deklarohen nga QKMF “Nënë Tereza”

Një person mbeti i plagosur në një lokal të njohur në qendër të Klinës.

I njëjti u dërgua fillimisht në QKMF në Klinës.

Dr.Gazmend Bojaj nga ky institucion tha se ata kanë marrë informacion nga Policia për të plagosurin dhe më pas kanë shkuar për ta marrë duke e shtruar në QKMF në Klinë.

Dr.Bojaj tutje u shpreh se kanë bërë çdo gje me stafin shëndetësor për t’ia dhëë ndihmën e parë.

Viktima është i moshës 50 vjeçare dhe për tretman të mëtejshëm mjekësor nga Klina është dërguar në Spitalin e Pejës.

Policia dhe njësitet hetimore po merren me rastin, deri tash nuk ka të arrestuar.