Ky është personi që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Klinë

Pasditja e sotme ishte e kobshme për qytetarët nga Klina pasi pati të shtëna me armë zjarri në një lokal ku mbeti i plagosur një person, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit nga Emergjenca bëjnë të ditur se viktima është Anton Prela.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se i plagosuri është dërguar në QKMF-në e Klinës.

Gashi gjithashtu bëri të ditur se i dyshuari është arratisur dhe se policia është në kërkim të tij.

“Rreth orës 16:40 policia ëshë njoftuar se në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”.

“Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij”, tha Gashi