Martohet reperi Gold Ag!

Reperi shqiptar, Gold Ag, njihet për këngët e tij, kryesisht me motive patriotike.

Ai së fundmi i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar martesën,
Këtë e ka bërë të ditur imami nga Shqipëria, Ahmed Kalaja, të cilin reperi Arian Agushi e kishte zgjedhur që ta kurorëzoj me rite fetare.

“Kaq e kishte edhe Goldi… Shumë i gëzuar shumë i privilegjuar që e dirigjova Nikahun/ Kurorëzimin/ Celebrimin e vëllait tim; Arjan Agushit, Gold AG edhe kisha nderin tja uroja i pari; BAREKALLAHU LEKUMA… Allahu ju bekofte, lumturofte, te mira e bekime e bashke si ketu edhe ne boten tjeter! U trashegofshi me miresi begati e kenaqesi te Zotit! Amin!”, ka shkruar ai në urimin që i ka bërë reperit me rastin e kurorëzimit të tij.

Kujtojmë që Gold Ag, nuk ka publikuar fotografi me gruan e tij, duke dashur që jetën private ta mbajë jashtë vëmendjes së publikut

SHARE