Gazetari i RTK-së flet nga Klinika e Mushkërive: Për 12 orë vdiqën 2 persona që i kisha në dhomë

Gazetari i RTK-së dhe autori i “Bujku”-t, Ilir Binakaj ka publikuar një fotografi të tijën nga spitali i mushkërive ku edhe po trajtohet për t’u shëruar nga COVID-19.

Ai ka thënë se ajo që është shqetësuese, është që brenda 12 orëve, dy persona që kanë qenë në dhomë me të, kanë vdekur.

Ai thotë se virusi nuk duhet injoruar, derisa ka bërë thirrje që situate të tejkalohet me syçeltësi.

“Të nderuar miq, në dhomën ku jam i shtrirë,me 4 shtretër,në Kliniken e Mushkrive,në qark jo më gjatë se 12 orë,ndërruan jetë,dy pacientë.Kjo që u tha,tregon situaten e nderë,në të cilën po kalojmë.Ju lutem,mos e injoroni virusi.Me kujdes e syçeltësi e pa panikë e kalojmë….” , ka shkruar ai.