HOMAZH PËR VEPRIMTARIN KARIZMATIK TË PSHDK-SË NË AUSTRI, PREKË BRAHIMI

Shkruan: Lekë Mrijaj

Sot, në orët e paraditës morëm lajmin e idhët për kalimin në përjetësi të mikut tonë, pedagogut veteran, veprimtarit e atdhetarit karizmatik e aktivistit të mirënjohur, e themeluesin e ish/kryetarin e PSHDK-së për Austrin, z.Prekë Brahimi.

Kosova dhe mergata shqiptare sidomos ajo në Austri e njihnin shumë mirë këtë veprimtar, aktivist kombëtar proevropian e krijues me vlera shumëdimensionale, i cili vertetë kishte një imagjinatë e intuitë pozitive, jepte gjithmonë analiza e vlerësime të thukta për politikanët e avancuar shqiptar, e intelektualët e trevës së Dukagjinit- Kosovës e Shqipërisë.

Pikërisht dinte t’i afronte miqtë, shokët, krijuesit e njerëzit e kulturës e artit në përgjithësi.

Në fund prillin e vitit të kaluar e kisha takuar për herë të fundit, në promovimin e librit tim: “DRITË MBI GJURMË TË IMZOT MARK SOPIT”.

Ka shkruar disa libra monografik etj.

Kanë shkruar për të edhe prof. Mikel Gojani: “Prekë Brahimi – shembulli i veprimtarit dhe atdhetarit në diasporë” (monografi), “Fishta”, Prishtinë 2013, dhe se për të janë bërë analiza dhe refleksione të shumta për këtë veprimtar të spikatur.

Ngushëllime të gjithëve familjarëve për prindin e miqëve të tjerë për veprimtarin Prekë Brahimi. I përjetshëm qoftë kujtimi për të! Pushoftë në paqe.

Klinë, 26 korrik 2019

SHARE