Moti sot në Kosovë

Gjatë ditës së sotme në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s”, njofton IHMK.