Zyrtarit të LDK-së i vidhet vetura në Istog, pak metra më larg u vodhën edhe dy bagëti

Një rast i vjedhjes ka ndodhur mesnatën e të enjtës në fshatin Carrallukë të Istogut. Një veturë është vjedhur në garazhin e një qytetari në këtë fshat.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se vetura është e zyrtarit të LDK-së, Hekuran Rugova.

I njëjti deri vonë ishte kryetar i rinisë së LDK-së në Istog. Indeksonline e ka kontaktuar Rugovën i cili e ka konfirmuar rastin.

Po është e vërtetë. E kam njoftuar Policinë dhe të njëjtit po mirren me rastin. Vetura ka qenë e modelit Passat” ka thënë Rugova për Indeksonline.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur nga garazhi i kanë vjedhur veturën e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe i njëjti udhëzon që rasti të vazhdon në procedurë hetimore” thuhet në njoftimin e Policisë.

Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se po në të njëjtën lagje dhe pak minuta më vonë janë vjedhur edhe dy gjedhe./I