Humanisti, Gjon Krasniqi Laureohet me “Stemën e Artë” nga kryetari i Bashkisë së Mirëditës, z. Ndrecë Dedaj

Shkruan: Lekë Mrijaj

z. Gjon Krasniqi, një njeri i urtë, fisnik, bujarë, veq tjerash është edhe një unifikues i vlerave njerëzore, njihet efhe si shumë solidar e atdhetar si në Shqipëri, Kosovë e në mergatën shqiptare (në Zvicërr) i cili Shqipërin, Kosovën dhe trojët e Arbërore i konsideron si Tempuj e dhurata më hyjnore të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, Rilindasve Kombëtar e Ismail Qemalit… njëkohësisht mbetet një Samaritan i mirë dhe Dishepull i shqiptarizmit.

Dje, me 12 nëntor 2022, në Pallatin e Kulturës në Rreshen, para shumë të pranishmeve, mergimtari e humanisti, z. Gjon Krasniqi nga Nepolja e Pejës së Dukagjinit, për kontributin e tij të dhënë nder vite në Mirditë, është vlerësuar dinjitetshëm një njeri i Shëmbelltyrave ndaj edhe para shumë të pranishmëve është dekoruar me “Stemën e Artë” nga Bashkia e Mirditës- kryetari i saj, Ndrecë Dedaj.

Në këtë Manifestim kulturor pos hierarkisë së pushtetit bashkiak mirditor, krijuesve të zhanreve të ndryshme nga Tirana, Mirdita e Kosova, morën pjesë edhe studiuesi i mirënjohur i vlerave koncize e hulumtuese, prof. dr. Mark Palnikaj, dr. Zef Komani e shumë veprimtarë e personalitete tjera të sferave të ndryshme.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe shumë familjarë, farefis dhe miq (nga Shqipëria, Kosova e mergata) të z. Gjon Krasniqi, duke veçuar, z. Martin T. Krasniqi, veprimtarë në Zvicër, doajeni e veterani i arsimit, Tush N. Krasniqi, Pashk Krasniqi ish ushtarë i UÇK-së me nofkën Gjenerali, dhe miku i tij, Afrim Batalli nga Gjakova etj.

Manifestimi në fjalë është moderuar nga gazetari e profesionalisti i deshmuar ndër kohë, z. Gjergj Marku, drejtor i drejtoriatit të Kulturës së Rrëshenit, i cili permes intonimit të himnit Kombëtar e shpalli të hapur Manifestimin në fjalë, ndaj edhe në pika të shkurtëra e përshkroi Kullën e tij qe drejtohej nga parardhësit e tij, Avdi, Sadri e Zef Smajli-Krasniqi, njëkohësisht foli edhe për bujarin dhe fisnikërin e familjës e Kullës së tij, dhe vlerat shumdimenzionale të deshmuara në Mirditë nga ana e bëmirësit e humanistit, z. Gjon Krasniqit.

Ishte kryetari i Bashkisë së Rrëshenit, Ndrecë Dedaj, i cili i ka dorëzuar Gjon Krasniqi, “Stemën e Artë të Mirditës ” me motivacionin për vlerat e tija të deshmuara humanitare e bëmirëse dhënë Mirditës ndër kohë të ndryshme.

Nga ana e tij, z. Gjon Krasniqi, pas pranimit të “Stemës së Artë” e falenderoi kryetarin e Bashkisë së Rrëshenit duke thënë: Z. Ndrecë Dedaj, Kryetar i Bashkisë së Rrëshenit, ju falemnderit qe
sot, po me nderoni me titullin ma te lartë qe e jep kjo Bashki. Kush ka vlera di të vlersoj, prandaj keni vlersua punën time te pakt, por me zemër të madhe e detyrim njerzor dhe vllaznor . Nisur nga parimi ungjillor mos ta di e majta se çka jep e djathta. I Laureurari në fjalë një falënderim tjetër e bëri edhe për per miqt e tij të çmuar të cilët e kanë mbeshtetur ne çdo thirrje për humanizem si ne Shqipëri poashtu edhe ne Kosovë duke veçuar, Sander ,Nik dhe Mark Nikolli, Gjergj Margjini , Preng dhe Lek Gjoka , Dedë Mus Martini, Martin dhe Pal Mark Krasiqinetj., njëkohësisht edhe familjen tij i cila e ka mbështet në nismat humanitare të pergjithshme.

Në këtë Manifestim fillimisht e ka marrë fjalën studiuesi dhe shkrimtari i mirënjohur i përmasave të larta letrare, z. Ndue Dedaj, i cili në vija të holla foli mbi veprimtarinë ekselente të humanistit Gjon Krasniqi.

Ndërsa në vazhdim ishte prof. Pal Canaj nga Klina, i cili në fjalimin e tij veq tjerash tha se: “Gjon Krasniqi, sipas prizmës së tij pasqyron profilin e njeriut të mirë shqiptar, ku në plotninë e këtij profili sintetizohen vlerat familjare,virtytet njerëzore, guximi prej atdhetari, racionaliteti intelektual dhe ndjenja prej humanisti, atribute të tija të brumosura në personalitetin e tij janë shpërfaqur me përkushtimin e tij në kohë , rrethana dhe segmente të ndryshme , në të mirë të familjes, me kontributin e dhënë në shërbim të lirisë së Kosovës, me dashamirësinë e tij në rrethet shoqërore, me prezantimin e vlerave intelektuale, si dhe me përkushtimin e tij prej humanisti të devotshëm si në Mirditë ashtu edhe në treva e tjera të etnikumit shqiptare”.

Prof. Gjon Dedaj, (ish kryetar i Rrëshenit) veq tjerash tha se: “Komplimente për përcjelljen, Gjon Krasniqi është bash florini i kësaj shoqërie dhe per shkak te vepres se Tij mundesh me e zevëndsue fjalën “Historia” me “Bamiresia” dhe vargjet shekspiriane ruajne kuptimin e plote : “Bamirësia” njeh mijera raste/ kur shemben yje e bien perbetime/ bukuria bie ne pak çaste / e te madherishmit bahen cop e therime” !!

Me nga një fjalë rasti duke i çmuar vlerat e Gjon Krasniqit, folën edhe don Fran Kolaj, Pal M. Krasniqi (anasteziolog në Klinikën “Shën Ana” në Lucern të Zvicrres i cili edhe ishte, është dhe mbetet mbeshtetës i fuqishëm i vëllaut të tij-Gjonit ), don Pal Tunaj, pater Nue Kajtazi, dhe z. Tomor Krasniqi.

Në emër të familjës Krasniqi, një falënderim i posaçem për kryetarin e Bashkisë, Ndrecë Dedaj, e bëri edhe prof. Jozef P. Krasniqi etj.

Ishte ish ushtari i UÇK-së dhe ish eprori i FSK-së, tashmë në pension, z. Kristë D. Krasniqi, i cili në emër të familjës Krasniqi në shënjë falenderimi i dhuroj një guri të çmueshëm të “TREPÇËS” së Mitrovicës së Dardanisë, kryetarit të Bashkisë, z. Ndrecë Dedaj.

Me një recitim e dedikim poetik drejtuar humanistit, Gjon Krasniqit, është paraqitur edhe krijuesi, Hil Alija nga Durrësi.

Pjesa tjetër e manifestimit kulturorë pas ceremonisë së dorëzimit “Stema e Artë” bëmirësit, Krasniqi, ishte konceptuar me një program artistik e kulturorë, ku të pranishmit në fjalë i argëtuan Mrikë Trumshi, Prena Beci, Kastriot Kola, Prena Beleshi, Dava Gjergji, por edhe si Arben Pacani dhe Ronaldo Mesuli…

Manifestimi në fjalë është përmbyllur me një koktej rasti për të gjithë të pranishmit.