Kulla e Bekë Sylë Millakut Ujmirë

NGA TRASHËGIMIA JONË KULTURORE

Kulla e Bekë Sylë Millakut Ujmirë

Me financim të përbashkët familjarë e nën përkujdesjen e Prof.Dr.Kujtim Millaku,u funkcionalizu në tërësi e në mënyrë profesionale kulla me vlera të mëdha kulturo-historike,u bë konak i trashëgimisë kulturore duke u inauguruar edhe si pikë turistike me kapacitete të plota për musafir të vëndit e të jashtëm.

Ditë më parë këtu u mbajtë tribunë shkëncore organizuar nga OJQ ARTEKO-udhëhëse Vlora Gashi ku ligjeruan ekspert të fushës si Artitekti Flamur Doli,Prof.Dr.,Prof.Dr.Enver Rexha,arkeolog nga Istituti për ruajtjën e trashëgimisë kulturore e veprimtarë të kulturës nga DKRS e krijues tjerë si Prend Buzhala,Ismet Krasniqi ,Naser Morina,Kristina Lazri,Alban e Vlora Gashi,Taulant Berisha ,Elmi Salihu e Elmi Berisha,etj.
Ky objekt i rëndësishëm kulturo-historik duhet të ruhet nga shteti si vlerë muzeale e trashëgimisë së Klinës e Kosovës

***

Kulla i përket fundit të shek. XIX dhe gjatë ekzistencës së saj ka pasur ndryshime në arkitektur varësisht nga rrethanat historike. Në fillim ka qenë e ndërtuar si kullë dy katëshe e veçuar nga pjesa tjeter e banimit. Pas Luftës së Dytë Botërore kullës i është shtuar edhe shtëpia e banimit me shtëpin e zjarrit dhe qileret.
Në aspektin historik kulla ka një rëndësi të veçantë, pasi ka qenë vatër dhe vendstrehim i forcave nacionaliste të kohës si: Sadik Rama, Imer Berisha, Marie Shllaku, Ukë Sadiku, Ali Meta etj.

Për shkak të mbështetjës që i është dhënë forcave nacionaliste shqiptare, kulla gjatë historisë mese një shekullore është djegur granatuar dhe bastisur nga forcat serbe disa herë: gjatë kryengritjes së Kosovës të vitit 1919, në vitin 1945 nga forcat komuniste, në vitin 1954 nga UDB-ja e Rankoviqit dhe në luftën e fundit të UÇK-së është granatuar nga forcat serbe në vitin 1998.

Meqenëse kulla rrezikohej të shembej si pasoj e granatimit në luftën e fundit, me iniciativen e familjes është kryer restaurimi i saj në vitin 2018 duke ruajtur fasaden dhe tiparet e njëjta që kishte në të kaluarën.

SHARE