Konfirmohet rasti i parë i lijës së majmunëve në Slloveni

Në Slloveni është konfirmuar rasti i parë i lijës së majmunëve.

Siç raportojnë mediat e atjeshme, pacienti të hënën nuk është hospitalizuar në klinikën infektive UKC Lubjana, pasi sigurisht bëhet fjalë për një rast me simptoma të lehta, transmeton Telegrafi.

Mediat sllovene raportojnë se bëhet fjalë për një burrë që është kthyer nga Ishujt Kanarie, i cili kishte vërejtur fillimisht një lloj lodhje.

Pritet që sot autoritetet shëndetësore në Slloveni, të japin më shumë detaje për gjendjen e tij shëndetësore. /Telegrafi/

SHARE