Buzhala çuditet me kryetarin e Klinës, i realizoi të gjitha premtimet

Jo rrallë herë politikanët në Kosovë janë të njohur për protagonizem për mos realizimin e premtimeve që i bëjnë në fushatë.

Por sipas publicistit dhe kryeredaktorit të gazetës Nacionale, Berat Buzhala, kryetari i Klinës i ka realizuar të gjitha premtimet që i ka premtuar për fshatin e tij, Çabiq.

Ky është postimi tij në facebook:

Ne pergjithesi katunet e Kosoves, keto qe ne kohen e Jugosllavise paten mbete mbrapa, ne 23 vitet e pasluftes jane modernizu e jane zhvillu ma shume se 2000 vjet tjera me i bo bashke.

Bie fjala, Çabiqi sot i ka te asfaltume te gjitha rruget dhe rrugicat, e ka kanalizimin e ujrave te zeza, i ka shtyllat e reja elektrike, e ka internetin, sistemin kabllor, tash se fundmi kane ardhe edhe gypat e ujesjellesit. Gjithashtu, para dy diteve, komuna e Klines e ka leshu edhe ndriçimin e fshatit.

Kryetari i Klines, prof.dr. Zenun Elezi, ka pas ardhe gjate fushates zgjedhore ne fshat. Pa kalu as gjysma e mandatit, profesor Elezi i realizoi premtimet qe i kishte bo ne ate kohe.

Ani kur t’dalin do – do ne studio televizive ne Prishtine, edhe hajne mut e thojne “osht shkaterru Kosova ne 20 vitet e fundit”.

O plluma te Jugosllavise, nuk e dini ju qysh kena jetu neper katune!

Nje falenderim i imi shkon per kryetarin Elezi, por edhe per paraardhesin e tij Sokol Bashota, per kontributin e madh qe e kane dhane per permiresimin e infrastruktures ne komunen tone.