Haliti: Aleksandar Vulin ishte në Kosovë kur ndodhi sulmi në Banjska

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti në RTV Dukagjini, ka thënë se në ditën e sulmit në Banjskë më 24 shtator ndaj policisë së Kosovës nga terroristët, në Kosovë ishte shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin.

“Vulin, ish-shefi i shërbimeve sekrete serbe ishte në Banjskë, ishte në veriun e Mitrovicës dhe askush nuk e tha, por diplomacia funksionon pak më ndryshe prej ne që mendojmë por ai u detyrua të japë dorëheqje në Serbi”.

“Ai ishte në Kosovë gjatë sulmit në Banjskë”, ka thënë tutje deputeti i PDK-së.

Haliti ka thënë se ndërkombëtarët janë në dijeni që Vulin ndodhej atje në atë periudhë kohe.