NJOFTIM NGA QKMF “ Nëna Terezë” në Klin

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Klinës se në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nëna Terezë ” në Klinë, ka filluar implementimi i programit të ri të Sistemit Informativ Shëndetësor (SISH), në kuadër të të cilit program të gjithë pacientët do të regjistrohen përmes sistemit të ri informativ ,në të cilin sistem do të krijohet baza e të dhënave për çdo pacient dhe do të ruhet në vazhdimësi.
Për këtë arsye të gjithë qytetarët që drejtohen në QKMF-Klinë për të marrë shërbime duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit. Qytetarët e moshës madhore duhet tê kenë me vete letërnjoftimin, ndërkaq fëmijët certifikatat(ekstraktin e lindjes) në të cilin gjendet numri personal. Ështê e pamundur të regjistrohen pacientët në kompjuter pa numër personal.
Prandaj,qytetarê të nderuar,kêrkojmë bashkpunimin tuaj, i cili bashkëpunim na lehtëson punën tonë dhe mundëson shërbime më efikase për ju nê të ardhmen.
Njëherit, kërkojmë mirkuptimin tuaj për vonesat eventuale qê mund të bëhen gjatê regjistrimit ,pasiqê jemi nê fillim të përdorimit të programit.
Udhëheqes i Departmentit të M.F të QKMF-së në Klinë
Dr . Sc. Gazmend BOJAJ