Elezaj viziton fermerit nga Jashanica që i ngordhën 87 dele, i premton ndihmë

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ka vizituar sot fermerin Naim Bullaku nga Jashanica që i kanë ngordhur 87 dele, ku kishte raportuar ekskluzivisht Klina.info

Me këtë rast Elezaj ka thënë se i ka premtuar fermerit që do ta ndihmojnë përmes subvencioneve.

Ky është postimi i tij:

Sot, bashkë me inspektorët komunal, kam vizituar fermerin Naim Bullaku nga fshati Jashanicë, të cilit i kanë ngordhur 87 dele nga shkaqe ende të panjohura. Për një biznes familjar ky është një dëm i konsiderueshëm, për çka do të angazhohemi që t`i ndihmojmë në forma të ndryshme.

Naimit i premtova se Komuna e Klinës do të ndihmojë atë përmes subvencioneve, ndërsa inspektorët dhe AUV duhet të kryejnë punën e tyre me përgjegjësi.