Shtabi Emergjent i Klinës merr dy vendime lidhur me COVID-19

Shtabi Emergjent i Komunës së Klinës të premten ka mbajtur mbledhjen, ku është diskutuar në lidhje gjendjen e krijuar pas pandemisë.

Kryetari i Klinës Zenun Elezaj theksoi se deri më tani ka pasur një bashkëpunim të mirë me të gjithë akterët e përfshirë në menaxhimin e situatës dhe shprehi falënderim për punën e tyre.

Ai theksoi se bashkëpunimi me qytetarët dhe mirëkuptimi i tyre është shumë i rëndësishëm, çka ka ndikuar që në Klinë të mos ketë përhapje të madhe të virusit COVID-19.

Shtabi Emergjent ka marrë dy vendime:

– Që të lejohet inicimi i procedurës për pajisje me një tunel dezinfektues në qytet dhe,
– Inicimi i procedurës për furnizim me gjëra ushqimore bazike për familjet në nevojë dhe barëra esenciale për familjet e vendosura në izolim.

Kryetari Elezaj theksoi se si komunë do të kujdesën maksimalisht që të gjithë familjeve në nevojë të ju ofrojnë gjëra ushqimore dhe barëra sipas nevojës. /