Rama pret kryeministrin Kurti në Tiranë, shfaqen të buzëqeshur

Tirana këtë të enjte është shndërruar “kryeqendra”, e Ballkanit Perëndimor ku liderët e vendeve janë bërë bashkë në Samitin e organizuar në vendin tonë.

Pjesë e këtij samiti është edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti i cili ëhstë pritur në hyrje të pallatit të Brigadave nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Shqipëria është këtë herë mikpritësja e samitit të radhës i cili zhvillohet në Pallatin e Brigadave, ku pjesë do të jenë liderët e Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës.

Ndërkohë drejtimi i këtij Samiti do të bëhet nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Më herët në pallatin e Brigadave kanë mbërritur edhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhely, kryeministrja e Serbisë  Ana Brnabiç, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Zoan Zaev, Presidenti i Malit të Zi Milo Đukanoviç dhe Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës