Ngjarja e dhimbshme për familjen Thaqi në Malishevë, ky është 22-vjeçari që dyshohet se bëri vetëvrasje me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mirushë të Malishevës, ku një person dyshohet se ka vendosur t’i japë fund jetës së saj duke qëlluar veten me armë zjarri. Ky rast ka tronditur familjen Thaqi, të cilët të pikëlluar kanë marrë lajmin për vdekjen e Edisonit, raporton Sinjali.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se Edison Thaqi ishte 22-vjeçar dhe për motive akoma të panjohura dyshohet se bëri vetëvrasje.

Ky rast tragjik ndodhi rreth orës 09:00 të mëngjesit, kur Policia dhe Emergjenca u njoftuan se i riu dyshohej se ishte pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes pas denoncimit të rastit, ku kanë hasur në trupin e të ndjerit dhe pas ekzaminimit për shenjat vitale, mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Trupi i tij i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion, teksa në vendin e ngjarjes janë bërë ekzaminimet e nevojshme nga ekipet përkatëse.

Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Gjakovë dhe kanë njoftuar se rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

“Sot rreth orës 8:50 në fshatin Mirushë-Malishevë është raportuar për një person i cili dyshohej të ishte pa shenja jete. Policia ka dalë në vend-ngjarje si dhe një ekip mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull i lindur në vitin 2000. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit rasti është duke u trajtuar si “Hetim i vdekjes”.

/sinjali