Erdogan fjalim në Kuvendin e Shqipërisë, zbulohet data e seancës së parë për 2022

Seanca e parë plenare e Kuvendit të Shqipërisë për vitin 2022, do të mbahet më 17 janar, në orën 17:00.

Mediat në Shqipëri raportojnë se në këtë seancë do të marrë pjesë edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan, i cili do të vijë për vizitë zyrtare.

Erdogan do të mbajë një fjalë përshëndetëse.

Presidenti turk do të vijë për inaugurimin e 524 apartamenteve të banimit në Bashkinë e Kurbinit të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, punimi i të cilave ka përfunduar.