Ministri Peci viziton bujkun Lekë Pjetri nga fshati Stupë i Klinës

Lekë Pjetri nga fshati Stupë i Klinës na priti në vigjilje të Kërshëndellave???? për të parë nga afër investimin e ngritur përmes grantit në vlerë prej 99.899 euro.

Përmes grantit për ndërtimin e serës me infrastrukturë përcjellëse Leka, planifikon që 0,45 hektar t’i mbjellë me spanaq kurse më herët, në po këtë sipërfaqe kishte kultivuar speca

Leka, prej që ushtron veprimtari bujqësore, është hera e parë që është përfitues; e kjo falë transparencës e meritokracisë si parime të mbarëvajtjes së procedurave të vlerësimit brenda Ministrisë.

Kërshëndella të bardha e ju pastë puna bereqet!