“Zgjoi” nuk arrin të nominohet për Oscars (VIDEO)

“Zgjoi” nuk arriti dot të nominohet për Oscars.

Filmi kosovar me regji të Blerta Basholli, nuk hyri në kategorinë e “Filmit më të mirë ndërkombëtar”

Në këtë film që ka fituar çmimet kryesore në “Sundance”, luajnë Yllka Gashi, në rol kryesor dhe aktorët Çun Lajçi, Aurita Agushi, Kumrije Hoxha, Adriana Matoshi, Kaona Sylejmani, Ilir Prapashtica, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Xhejlane Terbunja, Shkëlqim Islami dhe Astrit Kabashi.