Ndodh edhe kjo, shënon 3 gola ndërsa si shpërblim merr një kg sheqer

Në futbollin modern, ndodhin shumë gjëra të paplanifikuara, mirëpo kur bëhet fjalë për befasi më të mëdha në futboll, atëherë vendet afrikane kanë fjalën kryesore.

Së fundit, në një ndeshje kampionale, lojtari më i mirë i ndeshjes merr si shpërblim një kilogram sheqer!

Bëhet fjalë për Luis Barasa, futbollist i skuadrës ‘NZoi’, i cili u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes kundër ‘Kariobangi’, pasi që shënoi 3 gola.

Për tripletën e realizuar, ai pas ndeshjes morri një pako sheqer si shpërblim për paraqitjen fantastike.