Malisheva fiton ndaj Feronikelit 74, Liria mposht Fushë Kosovën

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme në kuadër të javës së katërt në Superligën e Kosovës në futboll.

Malisheva ka shënuar fitore me rezultat 4:1 ndaj Feronikelit 74.

Malishevasit momentalisht kanë vendin e parë me nëntë pikë, kurse Feronikeli 74 pozicionohet i shtati me tri pikë.

Fitore sot shënoi edhe Liria që e mposhti 2:1 Fushë Kosovën në shtëpi.

Prizrenasit tani kanë pesë pikë në vendin e pestë, kurse Fushë Kosova është e fundit pa pikë të grumbulluara.