8 sulmues të vrarë e 6 të plagosur, 49 anëtarë të grupit kriminal brenda manastirit

Po vazhdon të jetë situatë e tensionuar në Banjskë të Zveçanit pasi agresorët po qëndrojnë ende brenda manastirit.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se deri tani kanë mbetur të vrarë 8 terroristë kurse gjashtë të tjerë janë plagosur.

Brenda manastirit vazhdojnë të qëndrojnë 49 anëtarë të grupit kriminal.

Kujtojmë se sot në orët e hershme të mëngjesit, një grup i organizuar dhe i armatosur ka hapur zjarr ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ku si pasojë një polic ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.