LAJMI I FUNDIT: Rusia kërcënon Suedinë dhe Finlandën

Në vazhdën e operacioneve të vazhdueshme ushtarake ruse në Ukrainë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të vendit Maria Zakharova tha të premten se Moska do të “detyrohet” të përgjigjet nëse Suedia dhe Finlanda bëhen anëtarë të NATO-s.

“Të gjitha vendet anëtare të OSBE-së në kapacitetin e tyre kombëtar, përfshirë Finlandën dhe Suedinë, kanë riafirmuar parimin se siguria e një vendi nuk mund të ndërtohet në kurriz të sigurisë së të tjerëve.

Natyrisht, pranimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO, e cila është kryesisht aleancë ushtarake siç e dini, do të kishte pasoja të rënda ushtarake dhe politike, të cilat do të kërkonin që vendi ynë të ndërmarrë hapa reagimi”, tha Zakharova në një konferencë, raportojnë mediet e huaja.

Të enjten, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ftoi Suedinë dhe Finlandën të marrin pjesë në një samit virtual të NATO-s mbi situatën në dhe rreth Ukrainës të premten.

Në të njëjtën ditë, kryeministrja finlandeze Sanna Marin tha se Finlanda do të jetë e gatshme të anëtarësohet në NATO “nëse çështja e sigurisë kombëtare vështirësohet”.

SHARE