Piktori dhe poeti Idriz Berisha, me sesion informues në Gjimnazin “Luigj Gurakuqi”

?Sot në Gjimnazin tonë ”Luigj Gurakuqi” Klinë nga Klubi i Karrierës u mbajt sesioni tjetër informues më piktorin dhe poetin Prof.Idriz Berisha-Xhixhi.

?Gjatë ligjerimit z.Berisha i njohi më shumë më karrierën e tij si Piktor? dhe për eksperiencën e tij që ai e praktikon si Poet?Po ashtu z.Berisha na njoftoi edhe për rrugëtimin e gjimnazit që e përfundoj në shkollen e arteve në Pejë më pas për jetën studentore dhe rrugëtimin e tijë në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Arteve!

??‍?Z.Berisha na tregoj edhe për eksperiencen e tijë 30 vjeqare në arsim në lënden e Artit figurativ në dy Komuna të Kosovës: Malishevë dhe Klinë po ashtu në vitet e 70-ta botoi ilustrime në revistat më të njohura të asaj kohe.

✍️Z.Berisha deri më tani ka të botuara 4 libra më poezi:
1:Bindi i dheut(poezi,2012)
2:Udhëtim mes dy drinash(poezi,2014)
3:Në ç’kohë të gjeta(poezi,2015)
4:Në cep nate(poezi,2019)

??Z.Berisha na informoi se gjatë viteve 1998-99 kishte punuar targat e automjeteve të UÇK-së më mbishkrimin e saj, uniformat e tyre dhe nevoja të tjera ushtarake.

?Pasi që Z.Berisha tregoi biografin e tij nxënësit tonë ishin të lirë të benin çdo llojë pyetje që lidhet më fushën e Artit Figurativ apo edhe eksperiences së tij si Piktor dhe Poet.

?Z.Berisha e falenderojmë shumë që sot bibliotekës së shkollës ja dhuroi edhe dy libra fantastike!

Në emer të Gjimnazit ”Luigj Gurakuqi” Klinë e falenderojmë shumë Z.Idriz Berisha-Xhixhi që ndau gjithë këtë eksperiencë më nxënësit e gjimnazit tonë!???