Shala thumbon Hotin e Kurtin, Kosova nuk ka pasur degradim më të madh nga arena ndërkombëtare

Kandidatit për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se Kosova ka pësuar degradimin më të madh nga arena ndërkombëtare.

Ai në emisionin Politiko, në Kanal10, është shprehur se degradimi ka ardhur nga Hoti e Kurti,

“Unë jam pjesë dhe anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës, ne e dimë çfarë duam dhe çfarë kërkojmë. Enver Hoxhaj është një politikan i duhur për Kosovën. Sepse Kosova nuk ka pasur degradim më të madh nga arena ndërkombëtarë, prej Hotit dhe Kurit”, ka thënë ai.

Sipas tij personi adekuat për ti rregulluar marrëdhëniet me SHBA-në, është Enver Hoxhaj.

“Ne na duhet një person që i rimëkëmbë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e tjerë. Enver Hoxhaj është personi i duhur që e rimëkëmbë goditjen politike që Kosova e ka pas”, ka thënë Shala.

Ferat Shala, në zgjedhjet e 14 shkurtit garon në listen e PDK-së me numër 14.