Kosovarët ia mësyejnë Shqipërisë për fundjavë, pritjet në kolonë deri në 30 minuta

Pavarësisht pandemisë së COVID-19, mijëra qytetarë nga Kosova ia kanë mësyer Shqipërisë për të kaluar fundjavën apo edhe për shërbime shëndetësore,

Si pasojë e kësaj, janë krijuar kolona të gjata në doganën e Morinës.

Mësohet se rreth 12 mijë shqiptarë të Kosovës kanë kaluar kufirin në Morinë, ndërkohë që për të hyrë në territorin shqiptar pritjet zgjasin deri në 30 minuta.

Për të përballuar fluksin, policia kufitare po punon me 5 sportele dhe procedurë të përshpejtuar, por radha mbetet sërish shumë e gjatë.

Vetëm këtë javë kanë hyrë në Shqipëri, rreth 20 mijë qytetarë të Kosovës.