Aplikimi për vizë, Ambasada gjermane lëshon njoftimin me rëndësi

Ambasada gjermane në Kosovë ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë personat që kanë nevojë për vizë.

Kjo ambasadë ka thënë se terminet për viza tanimë mund të rezervohen përmes VisaMetric.

“Ambasada në Prishtinë tani e tutje do të punojë së bashku me VisaMetric, ofruesin e shërbimit të kontraktuar të komisionuar nga Zyra e Jashtme në Berlin. Ky bashkëpunim tashmë e ka dëshmuar veten edhe në disa vende të tjera”, thuhet në njoftim.

Informacionet për aplikim, si dhe datat për aplikim, mund të rezervohen në këtë link.

SHARE