Pamje nga aksidenti tragjik në Gjermani, ku humbën jetën 3 kosovarë

Sot ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në autostradën federale 31, midis lokaliteteve Uhldingen-Mühlhofen dhe Meersburg, ku humbën jetën tre anëtarë të një familje nga Kosova.

Aksidenti ka ndodhur në Gjermani, rreth 50 kilometra para hyrjes në territorin e Zvicrës, ndërsa sipas hetimeve të para policore, makina ka rrëshqitur dhe është përplasur ballë për ballë me kamionin që po afrohej, s

Një djalë 12 vjeçar dhe një burrë 35 vjeçar kanë vdekur në vendin e aksidentit nga plagët e rënda të pësuara, ndërsa personi i tretë, pasagjeri 18 vjeçar ka vdekur pak më vonë në spitalin në të cilin ishte dërguar me helikopter shpëtimi.

Një vajzë 11-vjeçare dhe shoferi i makinës “Audi” kanë pësuar lëndime të rënda, ndërsa shoferi i kamionit u plagos lehtë.

Rruga federale u mbyll për orë të tëra, gjatë punës së shpëtimit dhe regjistrimit të aksidentit.

Më poshtë pamje nga ky aksident tragjik