Ministria e Shëndetësisë apelon: Mbani masakat, distancën fizike dhe lani duart!

Ministria e Shëndetësisë e sheh si një rezultat premtues numrin më të vogël të rasteve që kanë rezultuar sot pozitive (6 raste pozitive nga 294 mostra të analizuara) për SARS-COV-2 nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe e sheh këtë si një tregues se situata rreth pandemisë Covid-19 është nën kontroll në Kosovë, pavarësiisht lehtësimit të masave.

Por, përkundër kësaj, MSh u bën thirrje qytetarëvë të Kosovës që të vazhdojmë me disiplinë të lartë në zbatimin e masavë të ndërmarra nga Qeveria e vendit dhe rekomandimeve të IKSHPK, me qëllim që të parandalohet përhapja e virusit.

Gjithashtu, MSh u bën thirrje qytetarëvë që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave mbrojtëse si bartja e maskave, ruajtja e distancës sociale e fizike dhe mirëmbajtjen e higjienës individuale e kolektive.

MSh, rikujton se kujdesi në ushtrimin e veprimtarive të hapura duke iu përmbajtur rekomandimeve të IKSHPK-së është jetik në parandalimin e shtimit të rasteve me Covid-19 që do të ishte një barrë e madhe në këtë kohë edhe për personelin dhe infrastrukturën shëndetësore si dhe kthim prapa në progresin e shënuar.

Ministria e Shëndetësisë, Rr.Zagrebi Nr. 60, 10000 Prishtinë| www.msh.rks-gov.net| telefoni: 038 200 24 020|
Prandaj, u bëjmë thirrje qytetarëvë që të mos shpërfillin masat e marra dhe të vazhdojmë së bashku me kujdes të shtuar dhe vetdisiplinë për të ruajtur shëndetin e njëri-tjetrit, shëndetin e qytetarëve tanë!

SHARE