114 rastet e reja me koronavirus vijnë nga këto komuna

Instituti i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë ditës së sotme kanë rezultuar 114 persona të infektuar me koronavirus. Të infektuar vijnë nga komuna e Ferizajt, Prishtinës, Mitrovicës, Pejës, Vushtrrisë,  Prizrenit, Gjakovës, Rahovecit, Gjilanit, Vitisë, Suharekës, Hani i Elezit, Kaçanikut, Kamenicës, Mamushë, Obiliq dhe Skenderaj.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Ferizajt 35 raste, komuna e Prishtinës 17 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Pejës 9 raste, komuna e Vushtrrisë 9 raste, komuna e Prizrenit 8 raste, komuna e Gjakovës 7 raste, komuna e Rahovecit 5 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Suharekës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Hani i Elezit, Kaçanik, Kamenicë, Mamushë, Obiliq dhe Skenderaj”, thuhet në njoftim, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë ditës së sotme janë shëruar 117 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1 mijë 824 raste.