Vdesin edhe tre persona nga koronavirusi në Kosovë, shkon në 58 numri i viktimave

Tre persona kanë vdekur sot në Kosovë si pasojë e koronavirusit, bazuar në raportin ditor të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, duke e çuar në 58 numrin e përgjithshëm të viktimave, shkruan Gazeta Sinjali.

Të enjten, në raportin ditor të IKSHPK-së figuronin 55 viktima nga koronavirusi në vend.

Kujtojmë se, sonte në Kosovë janë konfirmuar edhe 114 raste pozitive me koronavirus, duke e çuar në 3 mijë e 178 numrin e të prekurve, prej tyre 1 mijë e 824 të shëruar. Derisa raste aktive me COVID-19 janë edhe 1 mijë e 296./