Sërish Bekim Jashari kandidon për kryetar të Skënderajt

Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se do të jetë kandidat i pavarur në zgjedhjet lokale.

“Të dashur qytetarë të Komunës së Skenderajt, Idealin tonë të përbashkët për zhvillimin e komunës sonë dhe ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve po e zyrtarizojmë me veprimin tonë të përbashkët dhe të pavarur për 4 vitet e ardhshme në qeverisje të Skenderajt. Andaj me 28.07.2021, në Restaurant “Freskia” në Skenderaj, duke filluar nga ora 19:00, ju ftoj që të merrni pjesë në ceremoninë e hapjes zyrtare të rrugëtimit të përbashkët për Skenderajn tonë. Ju mirëpresim!”, ka shkruar ai.