Ronaldo tregon momentin kur vendosi të tërhiqet nga futbolli shkaku i Messit

Për vite të tëra, një rivalitet i madh në futboll ka ndodhur mes Cristiano Ronalods dhe Lionel Messit.

Rivalitet që kishin Real Madrid dhe Barcelona, u shfaq edhe te dy futbollistët më të mirë në dekadat e fundit, shkruan IndeksOnline.

Ronaldo u largua nga Los Blancos në vitin 2018 për tu transferuar te skuadra e Juventusit.

Portugezi së fundi ka zbuluar një moment kur mendoi të tërhiqej nga futbolli, e shkak ishte Messi.

Në biografinë e tij të Ronaldos që u publikua të mërkurën, gazetari i L’Equipe, Thierry Marchand zbuloi një anekdotë në lidhje me zhgënjimin e yllit aktual të Manchester United pasi humbi fitimin e Topit të Artë 2018.

“Është e lehtë të qëndrosh në flluskë kur je i suksesshëm”, pohoi Ronaldo .

“Kam rrezikuar të vij në Torino. Ndryshova klubin, ligën, kulturën e futbollit. Kam rrezikuar dhe ishte ai rrezik që, jam i sigurt, më bëri të mos e fitoja Topin e Artë në 2018. Nëse Messi fiton Topi i Artë këtë vit, po e lë futbollin”.

Por në fund fitues i Topit të Artë për vitin 2018 ishte futbollisti i Real Madridit, Luca Modric.