Më shumë civilë të vrarë se ushtarë, thotë shefi i mbrojtjes së Ukrainës

Forcat ruse kanë vrarë më shumë civilë ukrainas se ushtarë në dy javë që nga fillimi i pushtimit, thotë ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov.

“Unë dua që kjo të dëgjohet jo vetëm në Kiev, por në të gjithë botën,” thotë ai, raporton Reuters.

Komentet e tij vijnë pasi forcat ruse poe  zgjerojnë sulmin e tyre ndaj vendit – duke nisur sulme në qytete në anët e kundërta të vendit.